Gjigantët turq e lënë Muriqin, kërkojnë sulmuesin e Milanit

Duket se dy gjigantët turq, Fenerbahce dhe Besiktas e kanë humbur garën për yllin e Kombëtares Vedat Muriqi dhe për këtë ata janë duke kërkuar sulmues në Itali

Sipas të përditshmes italiane “Calciomercato” dy gjigantët turq janë të interesuar për të marrë shërbimet e yllit të Milanit Andre Silva.

Sipas këtij raporti të medias italiane në zyret e Milan kanë ardhur dy oferta nga Turqia dhe Milan do të lejonte të largohej sulmuesi i tyre për vetëm 38 milionë euro.

Sulmuesi portugez ishte i huazuar tek Sevilla sezonin e kaluar ku kishte shënuar 11 gola në 40 ndeshje zyrtare.

Sevilla ka vendosur që mos ta blejë atë pasi që nuk e shfrytëzoi të drejtën e blerjes së tij duke shpenzuar kështu vetëm 4 milionë të tjera për huazim.

Kujtojmë se për Muriqin thuhet se ka interesim nga Italia, Spanja dhe Franca. /GazetaExpress/