Gjuajtje me armë zjarri në Prishtinë, një i plagosur

Një person ka mbetur i plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri te shkolla “Sami Frashëri” në Prishtinë.

Siç merr vesh lajmi.net ngjarja ka ndodhur përderisa një person ka gjuajtur me armë zjarri në drejtim të një veture.

Si pasojë personi në veturë ka mbetur i plagosur në këmbë.

I dyshuari ka ikur nga vendi i ngjarjes, përderisa Policia po merren me hetimet.

Ende nuk dihet për arsyet e ngjarjes, kurse për detajet e tjera do t’iu mbajmë të informuar.