Glauk Konjufca në Vushtrri: Albin Kurti është shëmbëlltyra e Hasan Prishtinës

Kandidati për deputet nga Lëvizja Vetëvendosje, Galuk Konjufca, ka thënë në tubimin në Vushtrri se politika kosovare ka nevojë më shumë se kurrë për shembullin e patriotit Hasan Prishtina.

“Kah kemi shkuar sot na ka përcjell Hasan Prishtina. Po vimë nga Skënderaj dhe atje i ramë nëpër fshatin Polac prej nga edhe e ka prejardhjes Hasan Prishtina, pastaj e mbajtëm tubimin në sallën e sporteve që mban emrin e Hasan Prishtinës”.

“Dua të them që në politikën tonë kemi nevoje më shumë se kurrë për shembullin e tij. E në këtë sallë e kemi shëmbëllimin e tij, e kemi modelin e Hasan Prishtinës, ky është Albin Kurti”, ka thënë Konjufca, njofton Klan Kosova.

“Ju e dini qysh pati thënë një herë Hasan Prishtina. Ai e ka një mendim ku thotë: “Ju që do të vini mbrapa neve do t’i gjeni do shenja tona”. Unë mendoj që në skenën politike Vetëvendosje është e vetmja që i sheh ato shenja, i përcjell ato me kujdes duke qenë besnike e projektit të Rilindjes tonë kombëtare”.