Goli i Son ndaj Burnely, më i miri i vitit 2020

FIFA është duke e mbajtur ceremoninë “The Best” në selinë e saj në Cyrih.

Kjo ceremoni që po mbahet çdo vit – ka filluar sot nga ora 19:00, ku do të shpërblehen më të mirët e vitit 2020.

Sulmuesi i Tottenhamit, Son Heung Min ka fituar çmimin “Puskas”, që ipet për golin më të mirë të vitit.

Son Heung-min mposhti Luis Suarezin dhe Giorgian de Arrascaeta, me të cilët ishte në konkurrencë.

Ja goli i Son:

httpv://www.youtube.com/watch?v=embed/2SATljljXCY?feature=oembed