“Hakmerret” Shpend Ahmeti, emëron 5 drejtorë, por jo edhe njërin nga “krahu i Albinit!”

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka bërë emërimin e pesë drejtorëve dhe shefit të kabinetit.Të gjithë emrat e drejtorëve të emëruar janë persona që kanë qenë edhe në mandatin e kaluar dhe të gjithë vinë nga kampi i Shpend Ahmetit, derisa drejtorët e partnerëve të koalicionit nuk janë mandatar ende.

Në mesin këtyre emrave mungon vetëm ai i drejtorit të Investimeve kapitale dhe menaxhimit të Kontratave, Hysen Durmishi. Këta janë emrat e drejtorëve të emëruar:

Muhedin Nushi –Drejtor i Administratës, Nora Kelmendi –Kadastër, Arben Vitia –Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Ardian Olluri – Urbanizëm, Genc Bashota – Planifikimit Strategjik dhe Zhvillim të Qëndrueshëm.Dihet që disa drejtori janë ndarë edhe për partneret e koalicionit AKR-AAK, por që emrat e drejtorive për ta ende nuk janë zyrtarizuar.Diellza Kelmendi e cila ka qene në protokoll, është emëruar shefe e kabinetit.Para disa jave në opinion është zbuluar se Vetëvendosje ka përçarje dhe mospajtime të thella brenda subjektit, dhe si rrjedhojë e kësaj partia është pozicionuar në dy kampe. Ish-drejtori i Prishtinës, Hysen Durmishi është pozicionuar krahun e Albin Kurtit, derisa sipas analistëve, tresha e fuqishme, Shpend Ahmeti, Dardan Molliqaj e Visar Imeri janë pozicionuar në krahun tjetër.