Halimi tregon rastin kur ka dashur t’i bie shuplakë Molliqajt

Njëra nga ish- figurat e Lëvizjes Vetëvendosje, tash pjesë e PDK-së e ka kujtuar periudhën kur kishte dashur t’i bije në shuplakë Dardan Molliqajt, deputetit të Vetëvendosjes.

Në RTV Dukagjini, ajo flet për linçimin që Molliqaj ia kishte bërë sa ishte pjesë e tyre.

“Mu Dardani kur ma ka bo linçimin, mu më vjen keq që, atëherë më vjen keq që kam dashtë me i ra në shuplakë. Por edhe më vjen keq që nuk i kam ra në shuplakë”, thotë ajo gjatë emisionit.(Shiko pamjen e plotë ⬇⬇⬇)

Ky subjekt politik ditëve të fundit ka pësuar përçarjen më të madhe brendapartiake që nuk është parë deri më tani.

Lëvizja Vetëvendosje tani ka brenda vetes dy grupacione, ata që po e përkrahin Albin Kurtin dhe të tjerët që po rreshtohen krah Molliqajt.