Haradinaj flet për seancën e nesërme të opozitës, ja çka pret ai nga kjo seancë

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka folur pas mbledhjes së Qeverisë së Kosovës, për seancën e nesërme të Kuvendit, ku opozita po kërkon miratimin e rezolutës që ia ndalon presidentit të diskutojë për territorin e Kosovës.

Haradinaj ka thënë se beson që do ta gjejnë një gjuhë të përbashkët, ngase nuk është askush nga partitë politike kundër mbrojtjes së territorit të Kosovës.

Besoj që do ta gjejmë një gjuhë të përbashkët, është inkuraju fakti që në seancën e thirrur nga opozita do të marrin pjesë edhe pozita, ky është një shembull i mirë, ne të gjithë do të mbrojmë interesat nacionale, bashkë” ka thënë Haradinaj. /GazetaBlic/