Haradinaj i reagon Hotit: Pse nuk e pyete edhe ti Vuçiqin a din shqip?

Kryetari i AAK-së,Ramush Haradinaj, ka komentuar përgjigjen e Hotit në serbisht karshi kryeministrit serb, Aleksander Vuçiq.

Haradinaj thekson se nuk qojnë shumë peshë simbolikat por ishte dashur edhe ai të pyetej a din shqip.

“Nëse din gjuhën mundesh me i fol nuk është marre, por duhesh me e pyt edhe atë a din shqip. Nuk qojnë shumë peshë simbolikat. Edhe nëse e përdor nuk është se bën shkelje ligjore” tha Haradinaj në Rubikon.