Haradinaj nuk tërhiqet, tani ka një kërkesë edhe më të madhe

Zyra e Kryeministrit ka reaguar pas polemikës së kryeministrit Haradinaj dhe gazetares së Ekonomia Online e ku i pari i ekzekutivit u rekomandoi gazetarëve që të mësojnë gjuhën angleze.

Ata e kanë konsideruar këtë apel të Haradinajt si kërkesë për profesionalizëm dhe etikë prej disa gazetarëve dhe asgjë më shumë.

Në njoftim thuhet poashtu se transparenca jonë duhet të jetë e mjaftueshme që gazetarë dhe media të caktuara poashtu të jenë korrekte dhe profesionale në raport me Kryeministrin Haradinaj dhe Qeverinë e tij.(Kliko në reklamë dhe pas 5 sekondash shfaqet pamja)

“Na vjen keq nëse dikush, nga mosdija apo qëllimisht, ka bërë cilësime të pasakta të kësaj natyre. Kryeministri Hardinaj dhe kabineti i tij e kanë filluar punën duke qenë më të hapur se cilado Qeveri e mëparshme ndaj mediave dhe gazetarëve, dhe kështu do të jetë deri në fund të mandatit”, shkruan në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit.