Haradinaj përgjigjet nëse koalicioni qeverisës i ka votat për demarkacionin!

Kryeministri Haradinaj në një prononcim për media, pas vendimit për pauzë nga Seanca ka thënë se nuk e di a janë dy votat apo më shumë që i duhen për ta votuar demarkacionin.

Haradinaj tha se ajo çka mund të shihet është se Seanca ka filluar dhe se janë unik.

“Nuk e di a janë dy apo ma shumë, por jemi në Seanca, Seanca e vërteton pra jemi unik”, ka thënë ai.(Shtyp mbi pamjen e mëposhtme dhe shikoje ⤵)

I pyetur se a kanë folur me Listën Serbe a kanë marrë ata vendim ta votojnë ose jo demarkacionin, Haradinaj ka thënë se jo ende nuk dihet se a do të votojnë.

“Ata ende nuk kanë marrë vendim”, ka thënë ai.

Duke mos pohuar as mohuar se mund demarkacioni mund ta ketë votën edhe të deputetëve të Listës Serbe. /Gazeta Blic