Haradinaj: Qeveria do realizojë çdo kërkesë të familjes Dehari

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se bashkëndjen me familjarët, miqtë dhe kolegët e familjes Dehari të cilën dolën sot për të protestuar për të.

Përmes një statusi në Facebook, kryeministri është zotuar se Qeveria do të bëjë gjithçka që ky rast të ndriçohet.

Ky është postimi i tij:

EDHE UNË JAM ASTRITI

Bashkëndjejë me familjarë, miq, e kolegë të familjes Dehari e poashtu edhe qytetarë të cilët po protestojnë sot në kërkim të ndriçimit të rastit Dehari.

Si Kryeministër, zotohem se Qeveria e Kosovës me kapacitetet e saj do të bëjë gjithçka që ky rast të ndriçohet. Çdo kërkesë e familjes Dehari do të realizohet. Drejtësia për Astritin do të ndodhë!

RH