Haradinaj: Trepça do të sjellë profit 500 milionë euro

Kryeministri i dorëhequr i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka mbajtur sot një takim me qytetarët e Gjilanit në këtë qytet.

Tubimi ishte bërë në emër të partisë që ai kryeson AAK. Në këtë fjalim, Haradinaj foli për shumë çështje, e njëra nga to ishte edhe ligji për Trepçën. Ai falenderoi të gjitha subjektet politike që ndihmuan në miratimin e këtij ligji. Por edhe tregoi se sa mjete do i sjellë kjo buxhetit të Kosovës.

“I keni ekonomistat pyetni. Ata do iu tregojnë se Trepça do i sjell 500 milionë euro Kosovës”, ka thënë ai.

“Këto para do jenë vetëm profti dhe jo qarkullim total”

Tutje Haradinaj këtë e ka lidhur me dialogun me Serbinë, duke thënë se çështja e minierës nuk duhet asesi të diskutohet në dialog.

“Duhet të sqarojmë disa gjëra. Nuk guxojmë të humbim burimin e jetës”, ka shtuar./Gazeta Express/