Hashim Thaçi në panik, sapo bëri këtë veprim

Një ditë para seancës së Kuvendit, në të cilën me rezolutë do tentohet ti ndalohet Thaçit që të negocioj tërësinë territoriale të Kosovës në dialog, i pari i vendit i ka mbledh sërish liderët politik, për ta bërë përpjekjen e fundit për ta dështuar këtë seancë.

Në zyrën e presidentit në këto momente ka nisur takimi, në të cilin janë Kadri Veseli, Ramush Haradinaj, Fatmir Limaj dhe Behxhet Pacolli.

Burime të Gazetës Blic, tregojnë se ata po diskutojnë për seancën e nesërme dhe rezolutën e opozitës.

Gazeta Blic ka raportuar edhe më herët që presidenti Thaçi ka një plan për ta ndaluar miratimin e rezolutës së opozitës

Përkundër që opozita është bashkuar kundër Hashim Thaçit, duket se kjo është e pamjaftueshme. Rezoluta e paralajmëruar të votohet në Kuvend ditën e martë, ku do ta “bllokonte” Hashim Thaçin, që në bisedime me Serbinë ta shtronte çështjen e kufijve, mund të dështoj.

Gazeta Blic nga burime të saja merr vesh se Hashim Thaçi, bashkë me PDK-në e kanë menduar planin që të bllokohet kjo rezolutë.

“Hashim Thaçi është shumë i shqetësuar për mundësinë e votimit në Kuvend të Rezolutës. Ai bashkë më PDK-në kanë në plan që të mos lejojnë miratimin e kësaj rezolute. Ata janë duke lobuar jo vetëm tek partitë e koalicionit qeverisës, mirëpo edhe tek partitë opozitare që të dështoj kjo rezolutë”, thonë këto burime.

E, këtë plan Thaçi dhe PDK po mendojnë ta realizojnë me dështimin e kourumit në seancën e së martës.

“Në momentin kur do të procedohet për votim rezoluta për mos ndarje të Kosovës, të pamundësohet kourumi, dhe kësisoj të dështoj kjo iniciativë e LDK-së dhe opozitës”, thonë këto burim.

Thaçi është duke u lobuar edhe individualisht tek deputetët, në mënyrë që ta realizoj skenarin e tij.