Haxhiu: FFK në vend që të japë përgjegjësi bëhet kinse s’ka ndodhur asgjë, Maqedonia Veriore kualifikohet në Evropian

Derisa sot Maqedonia Veriore sot u kualifikua në Kampionatin Evropian pas fitores kundër Gjeorgjisë, Federata e Futbollit të Kosovës ka bërë të ditur se kombëtarja e Kosovës është kthyer në stërvitje, raporton Gazeta Online Veriu.info.

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, ka kritikuar ashpër FFK-në e cila sipas tij në vend që të japë përgjegjësi për eliminimin dhe dështimin e kombëtares, vazhdojnë kinse nuk ka ndodhur gjë.

Ky është shkrimi i plotë i tij në Facebook:

Maqedonia fiton kundër Gjeorgjisë dhe kualifikohet në Kampionatin Evropian.

Ndërsa Federata e Futbollit të Kosovës paska publikuar një lajm se kombëtarja e jonë u kthye në stërvitje.

Në vend se të jepnin llogari për eleminimin dhe dështimet e kombëtares sonë, FFK vazhdon thua ti se asgjë nuk ka ndodhur dhe stërvitjet tani janë lajmi kryesor.

Pandev me futbollistët tjerë të kombëtarës së Maqedonisë iu dhanë leksion lojtarëve tonë dhe të Gjeorgjisë se si luftohet për Shtetin që përfaqëson.

P.S.

Fryma dhe vizioni i Vokrrit u tret ! FFK dhe kombëtarja jonë janë bërë për të ardhur keq!