Haxhiu për masat e reja të Qeverisë: Absurde të njoftohet vetëm tre orë para se vendimi të hyjë në fuqi

Deputeti I Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Bekim Haxhiu, ka kritikuar ashpër Qeverinë për masat e reja të cilat u vendosën sot që shtatë qytete të hyjnë në karantinë, shkruan Gazeta Online Veriu.info.

Haxhiu e ka quajtur absurd që për masat e reja të  njoftohet vetëm tre orë përpara se vendimi të hyjë në fuqi.

Postimi I plotë:

Siç duket Qeverinë e Kosovës e ka zënë pandemia në ” befasi”.

Me masat që ndërmori sot krijoi konfuzion te qytetarët duke mos i sqaruar saktë ato.

Veprimet ad-hoc për të parandaluar infektimin me virusin corona,janë papërgjegjësi dhe absurditet i kësaj qeverie e cila njofton për masat vetëm tre orë para se ai vendim të hyjë në fuqi.

Ky veprim shton edhe më shumë rrezikun për infektim, sepse qytetarët sigurisht me arsye krijuan tollovi kudo për t’i kryer obligimet e tyre personale dhe furnizimet ushqimore.

Edhe pas 8 muajsh me pandemi Qeveria e Kosovës ndodhet ende në amulli, në fakt, është e papërgjegjëshme dhe e pa aftë për veprime të duhura në të mirë të qytetarëve.