Haxhiu thotë se nuk u ftua në takimin e presidentit me krerët e institucioneve të drejtësisë

Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu nuk u pa sot prezente në takimin që zhvilloi Presidenti Hashim Thaçi me krerët e institucioneve të drejtësisë.Lidhur me mospjesëmarrjen e saj në takim, në një përgjigjie.

Ministrja Haxhiu dha verzionin e saj pse nuk ishte në mesin e krerëve të këtij dikasteri.

”Nuk kam pasur ftesë për atë takim”, ka thënë shkurtimisht ajo.

Presidenti i vendit Hashim Thaçi tha sot se ka zhvilluar takim me krerët e institucioneve të drejtësisë në vend.Në këtë takim sipas deklaratës së lëshuar, Presidenti Thaçi foli me krerët e institucioneve të drejtësisë lidhur me angazhimet për parandalimin e përhapjes së pandemisë nëpër burgje.

Për këtë, Klan Kosova ka provuar të marrë përgjigjie edhe nga Presidenca për të marrë verzionin e tyre, por askush nuk është deklaruar.