Hoti përplaset me deputeten e VV-së: “Çka ke fole me Vuçiqin”, “mbroje qeverinë tënde jo të Vuçiqit”

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti është përplasur sot me deputeten e LVV-së, Fitore Pacollin për çështjen e dialogut.

Hoti e ka kritikuar deputeten e LVV’së duke thënë se e njejta në foltore të Kuvendit po e mban anën e presidenti serb, Aleksandër Vuçiq.

“Në këtë foltore nuk është mirë me mbajtë të mbrojtje Vuçiqin, kritikoje qeverinë tanë po mere në mbrojte qeverinë tane jo Vuciqin. Çka është bisedu me Vuciqin isha mjaft i qartë janë diskutu dy tema, janë prezentu parimet e palëve, për të pagjeturit, për të gjetur përfundimisht çështjen për personat e pagjetur”, ka thënë Hoti.

Kryeministri ka shtuar se nuk ka diskutuar me Vuciqin për hapjen e arkivave të UÇK’së.

“Parimi i dytë që të sillet drejtësi, e që të kihet kujdes për familjet e viktimave, nuk kam diskutu apo s’jam dakordu që të hapen arkivat e UÇK’së. Tema e dytë çështjet ekonomike çka kemi shtru ne si palë i kemi listuar të gjitha çështjet që janë të mbyllura”, ka thënë ai, duke shtuar se koordinatori shtetëror Skender Hyseni mbi këto parime që nga dje ka filluar harimin e marërveshjes ndërkombëtare.

Në anën tjetër deputetja Pacolli e ka pyetur Hotin se a është e vërtetë që ka deklaruar se nuk e di deri ku ka shkuar procesi i bisedimeve.

“A është e vërtetë që keni thënë se nuk e keni ditë ku ka mbërri procesi i bisedimeve, a është e vërtetë që keni thënë se nuk i dini prapaskenat, a mjafton kjo me thane që jeni i paaftë i papërgatitur, na tregoni çka keni fol me Vuciqin, me cilin shtet jeni koordinu që ta caktoni koordinatorin, me Serbinë? Përgjigjuni konkret çka keni disktu me Vuciqin”, ka thënë Vuciqi.