Një person ka humbur jetën në Gjakovë si pasojë e kontaktit me energji elektrike.
“Viktima mashkull derisa kishte qenë duke e bërë pastrimin e mjetit bujqësor, kombajit, dyshohet se ka vdekur si pasojë e kontaktit me energji elektrike në aparatin e larjes, vdekjen e të cilit e ka konstatuar mjeku në emergjencën e spitalit në Gjakovë”, thuhet në raportin e Policisë.
Ndryshe me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës u është liruar familjarëve për varrim.
Njoftimi i plotë:
VDEKJE AKSIDENTALE
Rahovec 24.06.2018 – 01:15.
Viktima mashkull K/Shqiptar derisa kishte qenë duke e bërë pastrimin e mjetit bujqësor, kombajit, dyshohet se ka vdekur si pasojë e kontaktit me energji elektrike në aparatin e larjes, vdekjen e të cilit e ka konstatuar mjeku në emergjencën e spitalit në Gjakovë. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës u është liruar familjarëve për varrim.