“Humbi” Instituti për Hulumtimin e krimeve të Luftës?!

Cili është fati i Institutit për Hulumtimin e krimeve të Luftës. Abelard Tahiri dhe Ismet Salihu japin shpjegimet e tyre.

Duke dhënë shpjegime për mbylljen e Institutit për Hulumtimin e Krimeve të Luftës dhe shndërrimin në një departament në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë, drejtuesi i kësaj ministrie, Abelard Tahiri, tha se ky Institut nuk ka qenë mirëfilli institut pasi u formua me një vendim të qeverisë. Sipas tij tash që po legalizohet si strukturë në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë, do të krijohen dosje legale përmes të cilave do të mund të kërkohej kompensim nga Serbia për dëmet e luftës. Drejtuesit e deritashëm të këtij instituti nuk pajtohen me këto arsyetime.

Insistojnë që sa më shpejtë të ri hapet ky institut. Pse u mbyll Instituti për Hulumtimin e Krimeve të Luftës?!Ministri, Abelard Tahiri jep shpjegime./21Media/