Humbin jetën dy persona në aksident tragjik

Dy persona kanë humbur jetën në një aksident të ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në aksin Levan-Tepelenë.

Policia e Fierit thotë se në fshatin Varibop rreth orës 08:10, në kanalin me ujë në anë të rrugës është gjetur i rrëzuar një automjet tip “Suzuki” me targë IHZ 1755.

Për pasojë janë mbytur dy persona, drejtuesi i mjetit dhe një shtetase tjetër, pasagjerja, të cilët ende nuk janë identifikuar.(Shtyp mbi pamjen e mëposhtme dhe shikoje ⤵)

Paraprakisht – thotë policia – dyshohet se mjeti ka dalë jashtë rruge gjatë natës.

“Grupi hetimor po punon për identifikimin e personave dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes”, përfundon një njoftim paraprak i policisë.