Deputeti i pavarur i Kuvendit të Kosovës, Fatmir Humolli, ka bërë me dije se Albin Kurti kur ka dal nga burgu nuk ka besua në bashkim kombëtar.
Ai ka treguar se cilat kanë qenë pikëpamjet politike të Kurtit.
“Unë e di kur Albin Kurti kur ka dal prej burgu ka thënë që s’besoj te ideja e bashkimit kombëtarë. E di kur në KAN ka bërë protesta sociale, e di kur është hi në Lëvizjen Vetëvendosje, se Lëvizja Vetëvendosje është bë një lloj rivali i Lëvizjes Kombëtare për Çlirimin e Kosovës pas 2005-tës dhe si rival na ka qit neve prej loje si LKÇK për arsye se LKÇK-a ka qenë një strukturë politiko-ushtarake që deri në shpalljen e pavarësisë ka funksionue politikisht dhe u kanë e gatshme me bë veprime ushtarake”, ka thënë ai, duke treguar veprimet e Kurtit pas shpalljes se pavarësisë.
“Në momentin kur është shpallë pavarësia e Kosovës, ka kalu në veprime politike dhe ka eliminue mundësin e veprimeve ushtarake për shkak se janë ndërtu institucionet politiko-ushtarake që e mbrojnë Kosovën”, është shprehur ai në RTVDukagjini.
Ai ka vlerësuar se nuk është befasuar nga këto lëvizje të Kurtit.
“Albin Kurti është në këtë zhvillim. Nuk është për mua befasi. Kur ka dal prej burgu s’ka besu tek ideja e bashkimit kombëtarë, kur e ka bë VV-në ka besu tek ideja e bashkimit kombëtarë. Kur është bë kryeministër e ka këqyr Kushtetutën, nuk e ka pa”, ka vlerësuar Humolli.