I ka çu Zoti mbrapsht opozitën, po merren veç me …

Kryeparlamentari Kadri Veseli ka folur rreth dialogut me Serbinë duke thënë se duhet të miratohet një rezolutë e përbashkët për këtë çështje me opozitën, por që ata nuk duan koncensus.

Madje në një moment Veseli ka thënë se ‘qa i ika qu Zoti mprapsh opozitën, ku prej Presidentit po tentojnë të marrin pjesën më negative’.

Sipas Veselit, Kosova nuk do të ndahet e as nuk do t’i humbet territor. Ai thotë se Asociacioni me kompetena ekzekutive është rreziku më i madh, transmeton Periskopi

Sipas tij, Kosova ka problem me Serbinë e Vuçiqin, jo me Thaçin.