Ia huq ministri i Drejtësisë: Premton rritje të krimit dhe korrupsionit

Ministri i ri i Drejtësisë, Abelard Tahiri ka thënë se do të angazhohet për një qasje profesionale, transparente, për respektim të diversitetit, të drejtave të njeriut dhe mundësive të barabarta.

Por ai më tej në një postim në Facebook, ia ka huq duke thënë se së bashku me kolegët e tij do të angazhohet për forcimin e sundimit të së drejtës, krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Këtë lëshim ai e ka përmirësuar menjëherë.

Ky është postimi që kishte bërë ministri Tahiri bashkë me lëshimin.