Kandidati për kryetar të komunës së Vushtrrisë nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ferit Idrizi, në debatin zgjedhor për zgjedhjet lokale iu ka reaguar kundërkandidatëve për të parin e kësaj komune duke u thënë se ata nuk mund t’ia sfidojnë guximin pasi ai rininë e tij ia ka kushtuar arsimit shqip nër bodrume.
Idrizi po ashtu ka thënë se në këmbë ka shkuar nga Vushtrria në Shqipëri, kurse u është drejtuar kundërkandidatëve se bash këmbën nuk e kanë lëkund për këtë vend.
“Veç po ju them diçka qytetarëve të Vushtrrisë dhe këtyre këtu. Me ma sfidu mua guximin që në rininë time ia kam kushtuar edhe arsimit shqip kur ka qenë nëpër bodrume, edhe këmbë kam shkuar nga Vushtrria në Shqipëri, e me më sfidu këta që bash këmbën nuk e kanë lëkund.” – ka thënë Idrizi.
Ai ka vazhduar tutje duke thënë se ai është kryetar që merr vendime në komunën e Vushtrrisë dhe nëse diçka ka dështuar atëherë fajtor është ai, kurse suksesin ia atribuon ekipës me të cilën punon.
“Shiko une vetna. Edhe një po u them, nëse diçka ka dështuar në komunën e Vushtrrisë fajtor jam unë. Nëse diçka ka shkuar mirë në komunën e Vushtrrisë është ekipa që e kam pas afër vetes.