Kryetari i komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, i ka reaguar kandidatit të LDK-së për kryetar të komunës Xhafer Tahirit lidhur për karriget e vendosura në sheshin e këtij qyteti.
Idrizi ka demaskuar Tahirin duke rrëzuar pretendimin e tij për çmimin e karriges në shesh, duke thë se ajo është paguar 950 euro e jo 5 mijë euro.
Pretendimit të Tahirit, kryetari Idrizi i është përgjigjur duke thënë se nga ana e komunës së Vushtrrisë është përzgjedhur karrigia me çmimin më të lirë prej 950 euro e jo siç pretendon Tahiri në vlerën 5 mijë euro.
“Nuk është çmimi i asaj karrige 5 mijë euro. Kontratën e ka marrë operatori më i lirë, brenda kontratës çmimet e produkteve i vendos operatori dhe e drejt e imja ka qenë mos me i marrë ato produkte dhe nuk është marrë. Ky produkt është marrë dhe kushton 950 euro”, tha ai.
Idrizi po kandidon nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës edhe për një mandat në krye të komunës së Vushtrrisë.