Kandidati për kryetar të komunës së Vushtrrisë nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ferit Idrizi, në debatin zgjedhor për zgjedhjet lokale i ka reaguar kandidatit të LDK-së, Xhafer Tahiri, lidhur me një deklaratë të tij për ardhjen e investitorëve në sheshin e qytetit.
Tahiri me ironi tha se kanë ardhur ata që përgatisin makarona, e kjo ka nxitur reagimin e Idrizit i cili ka tha se në Vushtrri kanë ardhur brendet që sipas tij Tahiri i konsumon në Prishtinë pasi nuk qëndron fare në Vushtrri.
“Punën e sheshit e kam premtu, ma kanë dhanë qytetarët votën e kanë ditë që i hy asaj punës. Janë ardhë edhe brendet, që ti i han në Prishtinë. Ti s’rrin në Vushtrri hiq. Ma keni lënë qytetin si gërmadhë”, ka thënë Idrizi.
Idrizi synon mandatin e dytë në krye të komunës së Vushtrrisë nga radhët e PDK-së.