Infermierja kineze thotë që nga koronavirusi janë të prekur gati 100.000 persona! Çfarë do të ndodhte po u përhap në Kosovën me as 2 milionë banorë

Bota është në panik nga përhapja e një virusi të rrezikshëm që njihet me emrin koronavirus. Virusi në fjalë filloi të përhapet në Kinë ku një numër njerëzish kanë humbur jetën si pasojë e infektimit, raporton Veriu.info

Nuk u desh shumë kohë që të paraqiten rastet e para të infektimit edhe në disa vende evropiane si Britania, Gjermania e Kanada.

Një infermiere kineze e cila po trajton të sëmurët në Wuhan të Kinës, ka thënë se në atë vend nga virusi janë të prekur rreth 99.000 persona.

Në një video të postuar në internet, gruaja e paidentifikuar thotë: “Jam në zonën ku nisi koronavirusi. Jam këtu për të thënë të vërtetën.

Në këtë moment, në provincën Hubei, duke përfshirë zonën Wuhan, 90 000 persona janë infektuar nga koronavirusi. Ata që po e shikojnë këtë video, të mos dalin jashtë. Mos shkoni nëpër festa, mos hani jashtë. E festojmë çdo vit Vitin e Ri Kinez. Nëse qëndroni të shëndetshëm, do e takoni vitin tjetër familjen tuaj”.

Lindë pyetja çfarë do të ndodhte nëse virusi do të përhapej edhe në vendin tonë, në Kosovën me as 2 milionë banorë? /Veriu.info