Inzaghi i dëshpëruar me Muriqin: Mendova se do të ishte ndeshja e tij

Humbja me shifrat 3:2 nga Milani, duke marë një gol në sekondat e fundit e ka nervozuar tej mase trajnerin e Lazios, Simone Inzaghi.

Trajneri ka komentuar ndeshjen, duke u ndalur për një çast edhe te paraqitja e Vedat Muriqit.

Caicedo doli nga ndeshja e fundit pak i lodhur. Muriqi më bindi në stërvitjen e djeshme pasi bëri vërtet mirë. Mendova se kjo do të ishte ndeshja e tij, por…”, ka thënë Inzaghi.

Sulmuesi nga Prizreni hyri në fushë në pjesën e parë pas lëndimit të Correasit, por nuk arriti të linte dot gjurmë.