Ironizon analisti politik: “LDK i ka fajet. Në bazë të moshës, ata që shkaktuan tollovinë janë aktivistë të kësaj partie”

Analisti politik, Arben Ahmeti ka ironizuar me dështimin e menaxhimit të procesit të vaksinimit nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë.

Ai në shkrimin ironizues ka theksuar se LDK i ka fajet.

“LDK i ka fajet. Ne baze te moshes, ata qe e shkaktuan tollovine jane aktiviste te kesaj partie. #1Tetori #Ironia”, ka shkruar Ahmeti.

Ndërkohë tollovia e shkaktuar për vaksinimin e të moshuarve ka nxitur reagime të shumta nga opozita dhe shoqëria civile.

Kjo tollovi është konsideruar si dështim të keqmenaxhim nga ana e Arben Vitisë, derisa është kërkuar edhe dorëheqja e të parit të shëndetësisë.