Ironizon Buzhala: Xhabiri do të bëhet deputet i PDK-së prej elektoratit liridashës kaçanikas

Me lajmin se në nga java e ardhshme në Kosovë mund të kthehet ish kryetari i dënuar i Kaçanikut, Xhabir Zharku, pa u frikësuar se mund të arrestohet, ka ironizuar edhe gazetari Berat Buzhala.

Buzhala ka thënë se Xhabir Zharkun mund ta shohim në legjislaturën e ardhshme të Kuvendit, sepse sipas tij, PDK-ja ka disponim për këtë.

Ja postimi i plotë i Berat Buzhalës në Facebook:

Xhabir Zharku pas 6 majit po mujka me u kthy ne Kosove sepse po i kalojka afati ligjor per me e shti ne burg per vepren per te cilen ka qene i denuar, e qe per me i ike burgut u pat arratise ne Suedi..

Me emen te Zotit, kurdo qe kane me qene zgjedhjet, Xhabirin e shohim ne Kuvend. Une besoj qe ka disponim edhe prej PDK’se, po edhe prej elektoratit liridashes kacanikas qe Xhabirit me ia dhane edhe njehere mundesine per me kontribu per shtet.

Hajde more urime 1 maji. Shpresoj qe gjate kesaj dite te rikthehet debati i gjere dhe i thelle “pse shqiptaret nuk po protestojne per kete dite, por po dalin e po festojne ne Germi me flija?”

Liri per Xhabirin dhe per te gjithe çlirimtaret.

https://www.facebook.com/berat.buzhala/posts/10155306921331479?comment_id=10155306939731479&notif_id=1524901959946836&notif_t=feed_comment&ref=notif