Isa Mustafa bën këtë veprim të madh humanitar për Bujar Bokoshin

Ish-Kryeministri në Ekzil, Bujar Bokoshi është duke u shëruar prej një sëmundje të rëndë. Së fundmi, Isa Mustafa ka ndarë mjete të Qeverisë për shërimin e tij. Këtë e ka bërë të ditur miku i Bukoshit, Astrit Haraqija.
Bujar Bukoshi, ish-zyrtar i LDK’së dhe ish-Kryeministër në kohën e luftës, ka përfituar para të shtetit për shërim.

Këtë e ka bërë të ditur Astrit Haraqija, i cili është mik i Bukoshit.

Këtë fakt, Haraqija e ka bërë të ditur, kur e ka akuzuar Isa Mustafën se e ka harruar ish-Shefin e tij, Bujar Bukoshin, t’i ndihmojë për shërimin e sëmundjes së rëndë që ka.

“Dikur shefin tend Bukoshin e ke harruar qe eshte keq me shendet dhe nuk e ktheve koken me pa se cilat jane shpenzimet per sherimin e tij. Me falë se paske ndihmu ketë javë jo me buxhet tëndin por me të shtetit”, ka treguar Haraqija në një status në fb.

Bujar Bukoshi ka qenë Kryeministër i Kosovës në Ekzil derisa ka qenë udhëheqës i Fondit të 3 Përqindëshit. Pas luftës i kishte prishur raportet me Ibrahim Rugovën dhe pati themeluar Partinë e Re të Kosovës, me të cilën pati dështuar.

Pastaj, në vitin 2009 bashkë me djalin e Rugovës pati themeluar Listën “Dr. Ibrahim Rugova”, me të cilën patën arritur koalicion me PDK’në. Në këtë koalicion Bukoshi ka shërbyer i Zëvendëskryeministër i Hashim Thaçit.

Vitin e fundit, Bukoshi ka pushuar aktivitetin politikë për shkak të problemeve shëndetësore, shkruan Express.

Përndryshe, Isa Mustafa e ka pasur Shef për gati një dekadë Bujar Bukoshin më Qeverinë në Ekzil. Mustafa ka mbajtur pozitën e Ministrit të Financave.