Isa Mustafa flet para mbledhjes së Kryesisë: Tregon nëse ka sinjale nga VV për takimin e radhës

Kreu i LDK’së, Isa Mustafa ka folur shkurtimisht para mediave para nisjes së mbledhjes me kryesinë e partisë.

Mustafa ka thënë se janë dukë bërë përgatitjet për seancën konstituive që do të mbahet sot, derisa, ka përmendur edhe Vetëvendosjen.

Lideri i LDK’së ka thënë se nuk ka sinjale nga partia e Albin Kurtit që para seancës të mbahet ndonjë takim.

“Nuk është paraparë të ketë takim me Lëvizjen Vetëvendosje. Nëse para kuvendit do të kemi sinjale do të komunikojmë. Sot me anetarët e kryesisë do të bëjmë përgatitje për mbledhje të Kuvendit”, ka thënë ai.

Në selinë qendrore të LDK’së nga ora 10:00 do të mbahet mbledhja e kryesisë së partisë.

Kujtojmë që dje VV e LDK kanë bërë të ditur se në seancë do të shkojnë pa arritur marrëveshje për koalicion.