Ish diplomati shqiptar tregon se kush i zbuloi dosjet e Speciales

Historiani dhe ish-ministri i jashtëm i Shqipërisë, Paskal Milo ka hedhur një tezë të fortë se prapa dosjeve të Speciales në zyrat e OVL të UÇK fshihen shërbimet e huaja sekrete.

Sipas Milos, nuk mundet që ato dosje, që për t’i kontrolluar duhet të kalohet në shumë filtra, dhe janë të kyçura me 7 palë çelësa të përfundojnë jashtë Gjykatës pikërisht në zyrat e veteranëve.

Për Milon ka një dorë të fshehtë të huaj prapa. Fill pas dosjeve të Speciales, u arrestuan kryetari dhe nënkryetari i OVL, dy veteranë lufte, Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj.

”Nuk dua të bëj teori konspirative, por është dora e shërbimeve sekrete të huaja. Ato dosjet që u gjetën në zyra, janë të mbyllura me 7 palë çelësa dhe për të ndërhyra e për ti kontrolluar duhet të kalosh në disa flitra. Si mund të hysh direkt dhe t’i marrësh ka thënë ai në Neës24.

Prandaj për mua është dorë e shërbimeve sekrete të huaja sa i përket dosjeve tek zyrat e OVL të UÇK.”- tha Milo.