Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Ish-drejtori i ATK-së, Profesor Ilir Murtezaj, bashkohet me PDK-në: Vendosa t’i them PO kësaj ftese

09/12/2025 - 19:29
në Lajme
A A
Ish-drejtori i ATK-së, Profesor Ilir Murtezaj, bashkohet me PDK-në: Vendosa t’i them PO kësaj ftese
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ish-drejtori i Administratës Tatimore të Kosovës (ATK), Ilir Murtezaj, ka njoftuar të dielën, më 07.12.2025, se ka vendosur t’i bashkohet Partisë Demokratike të Kosovës (PDK).

Në një postim në rrjetin social Facebook, Murtezaj shkruan se pas një karriere të gjatë në institucione publike dhe mësimdhënie si profesor universitar, ka marrë një “vendim shumë të rëndësishëm për rrugëtimin profesional dhe publik”.

Ai shton se gjatë ditëve të fundit ka pasur “oferta të ndryshme për angazhimin profesional, si dhe oferta për angazhim politik”, por duke u bazuar në ofertën e PDK-së, ai thot se u ndje “shumë i nderuar për besimin dhe mundësinë e ofruar që t’i shërbej vendit dhe shoqërisë në një dimension tjetër”.

Murtezaj thekson se përvoja e tij në fushën e ekonomisë dhe financave, si dhe rezultatet në udhëheqjen e ATK-së, të cilat sipas tij janë “të vlerësuara nga institucionet vendore dhe ndërkombëtare”, së bashku me përvojën akademike, përbëjnë “një garanci për qasje të drejtë, profesionale dhe të përgjegjshme në këtë mision të ri”.

Ai gjithashtu shpjegon motivimin e tij për këtë vendim: “Duke u bazuar në programin me objektiva të qarta, në qasjen dhe vizionin e lidershipit të PDK-së për t’u ofruar qytetarëve zhvillim të qëndrueshëm ekonomik, qeverisje të përgjegjshme dhe llogaridhënëse, vendimmarrja ime për t’i thënë PO kësaj ftese ishte shumë më e lehtë” – shkruan ai në Facebook.

Ilir Murtezaj është kandidati me numër 44 në listën e kandidatëve të PDK-së për deputetë.

PDK ka publikuar listën me emrat e 110 kandidatëve për deputetë.

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare do të mbahen më 28.12.2025.

JU REKOMANDOJMË

Hoxhaj: Serbia deshi ta aneksojë veriun siç bëri Rusia me Krimenë
Kryesore

Hoxhaj i PDK-së në prag të zgjedhjeve bëhet i zëshëm, por për 4 vite s’iu dëgjua zëri kundër Kurtit

09/12/2025 - 19:18
Limaj: Jemi në bisedime me LDK, s’ka  pasë ftesë e as takim me PDK
Kryesore

Kush janë kandidatët që e lanë në “baltë” Fatmir Limajn, kandiduan më 9 shkurt por jo edhe kësaj radhe

09/12/2025 - 19:03
Zelensky: Plani i paqes i rishikuar nga Ukraina dhe Europa është gati, do t’ia paraqesim SHBA
Lajme

Zelensky: Plani i paqes i rishikuar nga Ukraina dhe Europa është gati, do t’ia paraqesim SHBA

09/12/2025 - 18:42
BE: Presim heqjen e mëtejme të masave – Kosova të rikthehet në rrugën e reformave
Kryesore

BE: Presim heqjen e mëtejme të masave – Kosova të rikthehet në rrugën e reformave

09/12/2025 - 18:26
Kompania sllovene “CETIS” e afërt me Martin Berishën fiton prapë tenderin për shtypjen e fletëvotimeve të zgjedhjeve të 28 dhjetorit
Kryesore

Kompania sllovene “CETIS” e afërt me Martin Berishën fiton prapë tenderin për shtypjen e fletëvotimeve të zgjedhjeve të 28 dhjetorit

09/12/2025 - 18:15
Dosja Ibër Lepenc: Agjenti serb furnizoi Serbinë me dokumente të KFOR-it dhe falsifikoi dosje për UÇK-në
Kryesore

Ekskluzive: U propagandua edhe krijimi i një organizate për njollosjen e UÇK-së, çka thuhet në aktakuzën për sulmin në Ibër-Lepenc?

09/12/2025 - 17:56

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Historia e dhimbshme e influenceres që iu bashkua BBVK4

    Historia e dhimbshme e influenceres që iu bashkua BBVK4

    290 Shpërndaje
    Shpërndaje 116 Tweet 73
  • Nuk u fut në listë për deputet, reagon Xhafer Tahiri

    107 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27
  • “Ti nuk je numër, je emër”- Vazhdojnë pakënaqësitë në LDK, kësaj radhe për Arben Gashin

    106 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 27
  • Ekskluzive: Dosja e sulmit terrorist në “Ibër-Lepenc” – personi kryesor është kolonel i ushtrisë serbe

    95 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Këta janë shefat e MKRS-së së Çekut që po e mbrojnë me heshtje skandalin e pagesës së Drejtorit nga FC Vushtrria

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë