Ish-krerëve të UÇK-së në Hagë ju është bërë ky lehtësim për festën e Fitër Bajramit

Festa e Fitër Bajramit ka gjetur ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë, ku ndodhen në paraburgim.

Gjykata Speciale ka konfirmuar për lajmi.net se edhe këtë festë, ish-krerët e UÇK-së do të kenë mundësi ta presin së bashku.

“Në përgjithësi, Njësia për Menaxhimin e Paraburgimit siguron mirëqenien e të burgosurve në një mjedis të sigurt.

Të paraburgosurve u sigurohet mundësia të kalojnë kohë së bashku dhe të festojnë festat apo rastet e veçanta në përputhje me rregulloren e institucionit të paraburgimit.

Këto rregulla parashikojnë gjithashtu edhe mirëqenien shpirtërore të paraburgosurve, të cilët mund të marrin pjesë në shërbimet fetare ose shpirtërore të disponueshme”, thuhet në përgjigjen e Zyrës për Informim të Gjykatës Speciale.