Ish-ministri Selimi: Pretendimet e “Europa Nostra” për Manastirin e Deçanit janë të pasakta

Edhe ish-ministri i Drejtësisë, Selim Selimi ka reaguar ndaj përzgjedhjes së “Europa Nostra”, ku këta të fundit kanë cilësuar Manastirin e Deçanit si ndër shtatë momumetet më rrezikun më të lartë.

Selimi ka thënë se këto pretendime të “Europa Nostra” janë të pasakta.

Sipas tij, vlerat kulturore e fetare asënjëherë nuk janë sulmuar nga shqiptarët, por janë mbrojtur me çdo çmim e në çdo kohë, përcjell Zeri.info.

“Duket se shumë kujt nuk i konvenon harmonia dhe kujdesi historik i qytetarëve të Deçanit për manastirin e tyre. Janë të pasakta pretendimet e Europa Nostra se ky manastir është në rrezik të lartë, siç i quan ajo nga “ekstremistët lokalë”.

Vlerat kulturore e fetare asnjëherë nuk janë sulmuar nga shqiptarët, përkundrazi janë mbrojtur me çdo çmim dhe në çdo kohë”, ka shkruar Selimi në Facebook.