Ish-ushtari i UÇK-së: Ma ofruan një makinë 15 mijë marka për ta vrarë këtë gazetar

Shefqet Kabashi, ish-luftëtar në Dukagjin dhe ish-i burgosur në Dubravë, si dhe i ftuar në Hagë për të dëshmuar në gjykimin e Ramush Haradinajt, ka dhënë një rrëfim ekskluziv për emisionin Pressing.

Kabashi tregon se ka marrë urdhër nga eprorët e tij që ta vrasë gazetarin Rrok Berishën.

“E mora urdhrin ta vras Rrok Berishën, mixha më tha të shpëtojë”, ka thënë ish-luftëtari i UCK’së.

Kabashi thotë se urdhrin për vrasje ia ka dhënë komandanti i tij Alush Agushi, i njohur si Mala.

“Më është dhënë urdhri në Jabllanicë nga Alush Mala i cili më ka ofruar Audin 15 mijë markëshe, më ka thënë të shkoj ta vras”, ka thënë tutje Kabashi.