Izraeli mobilizon trupat rezervë, dërgohen në kufi me Gazan

Ministri izraelit i Mbrojtjes, Benny Gantz, ka dërguar përforcime rezervë në kufirin e Gazës, në zonën ku po ndodhin konfliktet. Izraeli ka vendosur trupa rezervë drejt kufirit të Gazës, për t’u përgatitur për çdo ndodhi edhe për një përshkallëzim të situatës.

3,000 trupa rezervë të ushtrisë janë thirrur për tu paraqitur në kufi, thotë për BBC një zëdhënës ushtarak.

Rezervistët gjithashtu do të forcojnë përpjekjet e policisë për të frenuar përleshjet në qytetet arabo-hebraike. Përleshje, të cilat kanë shkaktuar dhunë në rrugët e Izraelit midis hebrenjve dhe arabëve izraelitë. Sipas BBC, Gaza kaloi mbrëmë natën e saj më të gjatë dhe më të vështirë, që nga lufta e 2014-ës.

Synimet e Izraelit në zonën e Gaza, përfshijnë ndërtesat e inteligjencës, një bankë dhe skuadrën detare të Hamasit.

Mijëra izraelitë përsëri u grumbulluan në strehimore ndërsa sirenat shpërthyen në Tel Aviv.