Ushtria izraelite thotë se ka goditur një kompleks për zhvillimin e armëve bërthamore, në Teheran të Iranit, shkruan BBC.
Sipas njoftimit, goditja është bërë gjatë sulmeve në ditët e fundit, transmeton IndeksOnline.
Forcat Mbrojtëse të Izraelit pretendojnë se kompleksi ‘Taleghan’ u përdor nga regjimi iranian – për të avancuar aftësitë kritike për zhvillimin e armëve bërthamore.
“Vendndodhja u përdor për të zhvilluar eksplozivë dhe për të kryer eksperimente për një program të fshehtë të zhvillimit të armëve bërthamore, në vitet 2000”, thotë IDF-ja.
Nga ana tjetër, tre anije të tjera mallrash u sulmuan në Gjirin Persik.
Në sulmet e fundit ndaj anijeve, dy anije cisternë u goditën nga një predhë e panjohur, pranë Irakut, ndërsa një anije kontejnerësh u godit nga një predhë, pranë Emirateve të Bashkuara Arabe.














