Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Jeton Mehmeti akuzohet se përfitoi rreth dy milionë euro përmes mashtrimit, deklarohen dy nga të dëmtuarit

09/12/2025 - 10:02
në Lajme
A A
Jeton Mehmeti akuzohet se përfitoi rreth dy milionë euro përmes mashtrimit, deklarohen dy nga të dëmtuarit
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Në Gjykatën e Mitrovicës më 08.12.2025 është mbajtur seanca e radhës në rastin e të pandehurit Jeton Mehmeti, i akuzuar për veprën penale – mashtrimi.Mehmeti dyshohet se ka përfituar rreth dy milionë euro përmes mashtrimit të 24 qytetarëve.

Sipas Prokurorisë, Jeton Mehmeti dyshohet se këtë e ka bërë në periudha të ndryshme, nga viti 2021 e deri në muajin korrik të vitit 2023.Sikurse në senacën fillestare të datës 25.10.2024, Jeton Mehmeti u deklarua i pafajshëm edhe sot.

“Nuk e pranoj fajësinë për veprën penale për të cilën akuzohem”- tha ai.Në fjalën hyrëse, prokurori Arian Xhema deklaroi se nga viti 2021 deri në vitin 2023, Jeton Mehmeti u ka shkaktuar dëm 24 personave, secilit veç e veç, në shuma prej 10 mijë deri në 70 mijë euro.

“Gjithsej shifra e kap vlerën e dëmit 1 milion duke i vënë në lajthim, duke i nxitur ta kryejnë një veprim që rezulton në dëm të pasurisë së tyre ashtu që në pozitën e distributorit i ka vënë të dëmtuarit në lajthim me qëllim të shitjes së duhanit dhe duke iu premtuar bonuse, me ç’rast ua ka shkaktuar dëmin, secilit veç e veç. Kjo do të vërtetohet me provat të cilat Prokuroria i ka propozuar në aktakuzë”- potencoi Xhema.

Deklarimet e prokurorit se i pandehuri Jeton Mehmeti e ka kryer veprën penale për të cilën është akuzuar i hodhi poshtë mbrojtësja e tij, Kada Bunjaku- Përçuku, e cila kërkoi të nxirret një ekspertizë financiare, siç tha ajo, duke u bazuar jo vetëm në llogarinë bankare të klientit të saj por të llogariten të gjitha të hyrat- deponimet që janë bërë në llogaritë bankare të të tjerëve.

Avokatja potencoi se firma “Trokadero” në vend që t’ia kthejë paratë të dëmtuarve ka investuar në hapjen e një fabrike të duhanit në Zagërmë të Pejës, duke shtuar se siç tha ajo, shumica e të dëmtuarve bashkëpunojnë me firmën, ndërsa për kthimin e bonuseve e kanë ngarkuar vetëm të pandehurin.

“Nga dëgjimi i dëshmitarëve do të vërtetohet se asnjërin prej tyre nuk e ka vënë në lajthim që të veprojnë në dëm të pasurisë së tyre. Përkudrazi do të vërtetohet se të dëmtuarit janë ata që kanë bashkëpunuar me të pandehurin, që të bëjnë investimin e të hollave të tyre, me qëllim që të marrin mall (duhan) dhe bonuse ku nga kjo do të vërtetohet se të gjitha të hollat që i janë dorëzuar të pandehurit, i njëjti ka deponuar në llogari bankare të firmës “Trokadero” e pastaj e shndërruar në “Tobakos” ose i janë dorëzuar para ‘cash’ të cilat i ka dorëzuar personit përgjegjës, i cili i ka deponuar në llogarinë bankare të firmës”- theksoi ajo.

Duke qëndruar prapa deklarimit të avokates, i akuzuari tha se gjatë deklarimit në Prokurori, të dëmtuarit nuk e kanë pranuar vlerën reale të investimit të cilën e kanë dhënë.“Posedoj prova se autoritetet ende nuk na janë përgjigjur për paratë e deponuara, për paratë të cilat i kam dorëzuar ‘cash’, për marrëveshjet që kam pasur me palët me të cilët kam bashkëpunuar. Ata vetveten e demantojnë.

I posedoj faktet për secilin këtu, për paratë që kanë hyrë, që kam marrë para dhe i kam deponuar, kam edhe dëshmitarë”- theksoi ai.Në seancën e sotme gjyqësore dëshmitari Bajram Hyseni ka dhënë dëshminë e tij, duke theksuar se dëmi i shkaktuar financiar kap vlerën 13 mijë e 600 euro.

“Nëse llogariten edhe bonuset, vlera e dëmit është 31 mijë e 600 euro. Pa bonuse, nëse m’i kthen paratë e mia, vlera e dëmit është prej 9 mijë deri në 12 mijë euro”- potencoi i dëmtuari.Tutje ai tha se bashkëpunimin e ka bërë falë sjelljes së mirë dhe korrekte të të pandehurit, duke shtuar se asnjëherë nuk mendoi se do të mashtrohej nga ai.

“Në fund të vitit 2021 ose fillimi i vitit 2022, Jetoni më ka thënë që është një aksion me duhan dhe nëse kemi mundësi të hyjmë me 6 mijë euro në fillim. Unë i thashë çka marr nga kjo? Ai më tha 5 për qind unë, 5 për qind ti. Tre-katër muaj kemi filluar me 6 mijë euro, diku në tetor më duket kemi shkuar 24 mijë euro. Dhe e fundit ka qenë një 7 mijë euro, e këtë 7-mijëshin ma ka kthyer. Bonuset i kam marrë deri në prill”- tha Hyseni.

Hyseni theksoi se ndihet i mashtruar dhe se ka pësuar dëm financiar si rezultat i veprimeve të të akuzuarit.Dëshmitari tjetër, Nazmi Pllana, para trupit gjykues ka shpjeguar se si ra pre e mashtrimit nga i akuzuari, duke theksuar se ai kishte blerë duhan nga Mehmeti para shumë vitesh.

“Jetoni ka shpërndarë duhan dhe ma ka sjellë edhe mua në dyqan prej vitesh. Në vitin 2023 më ka thënë që po transporton duhan në veri dhe disa njerëz po e qesin andej në Serbi. Më kërkoi para për 30 pako me vlerë 22 mijë e 300 euro dhe më premtoi bonus për çdo dërgesë. Ia kam dhënë paratë dhe për disa javë më ka sjellë nga 350 deri 450 euro. Më pas, më ka kërkuar sasi edhe më të mëdha, duke përfshirë edhe 15 pako tjera me vlerë, 11 mijë e 200 euro”- ka thënë Pllana.Ai pranoi se paratë ia kishte dorëzuar në dorë të pandehurit duke shtuar se humbje financare ka pësuar sikurse në mall- duhan ashtu edhe në të holla.

“Në total i kam dhënë rreth 34 mijë e 200 euro, krejt në dorë. As duhanin e as paratë nuk m’i ka kthyer, vetëm rreth 5 mijë e 500 euro bonus. Paratë ia kam dhënë para dyqanit tim në Smrekonicë. Shënime nuk kam mbajtur, veç disa fatura të thjeshta që na i ka dhënë Jetoni”- potencoi Pllana.

Ndryshe, në aktakuzën e Prokurorisë thuhet se që nga viti 2021 e deri në vitin 2023 i pandehuri me dashje, me anë të paraqitjes së rreme të fakteve dhe me qëllim të përftimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete, i ka vënë në lajthim të dëmtuarit dhe me këtë i ka nxitur ta kryejnë një veprim i cili rezulton me dëm material të pasurisë së tyre, në mënyrë që gjersa ishte në pozitën e distributorit të shitjes me pakicë për “Tobakos” SH.P.K. me seli në Prishtinë, i ka vënë në lajthim duke u kërkuar para me qëllim të shitjes së duhanit- Trocadero dhe për këtë në të ardhmen do të merrnin bonuse.

JU REKOMANDOJMË

Pezullohet vendimi i ZRRE-së për treg të hapur deri në vendim të Gjykatës
Lajme

ZRRE i përgjigjet OEK-ut: Kthimi i bizneseve në tarifa të rregulluara dëmton konsumatorët familjarë

09/12/2025 - 09:43
Deputetja e VV-së thotë se partia e saj po kërkon bashkëpunim, jo koalicione: Opozita të ndryshojë qasjen
Kryesore

Hulumtues i lartë i KDI: Qeveria ka pasur standarde të dyfishta, i mbrojti qeveritarët me aktakuza

09/12/2025 - 09:25
Sulmuan fizikisht tre persona, Policia arreston katër të dyshuar – Janë dërguar në mbajtje
Lajme

Një burrë gjendet pa shenja jete në një lokal në Prizren

09/12/2025 - 09:12
Hill për dëshminë në Hagë: Nuk ma kërkoi askush, e ndjeja se ishte e padrejtë që Thaçi po mbahet aty
Kryesore

Hill për dëshminë në Hagë: Nuk ma kërkoi askush, e ndjeja se ishte e padrejtë që Thaçi po mbahet aty

09/12/2025 - 08:58
Arifi: Serbia është egërsuar ndaj shqiptarëve të Luginës pas suksesit të Kosovës në KiE
Lajme

Arifi: Shpesh thuhet se po të ishin ende aktiv liderët që sot gjenden në Hagë, dinamika politike do të ishin më të forta

09/12/2025 - 08:23
Ambasadori Hill reagon për ndalimin e dinarit në Kosovë
Kryesore

“S’pranoi kompromis për Kosovën”, Christopher Hill tregon bisedimet me Millosheviqin

09/12/2025 - 08:13

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Historia e dhimbshme e influenceres që iu bashkua BBVK4

    Historia e dhimbshme e influenceres që iu bashkua BBVK4

    273 Shpërndaje
    Shpërndaje 109 Tweet 68
  • Nuk u fut në listë për deputet, reagon Xhafer Tahiri

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Njërën e mbronte, tjetrën nuk e pranon në listë? – Duda Balje tregon si qëndron e vërteta për kandidimin e motrës së Donika Kadës në listën e VAKAT për deputete

    100 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Ish-drejtori i Emergjencave në Leposaviq, Valton Peci i ‘padëshiruar’ në garë, Kurti ia refuzon kandidaturën për deputet

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Lista Serbe: Kryetarët e rinj në veri shkarkuan të gjithë drejtorët e emëruar politikisht

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë