JUGONES: “Zidane takohet urgjentisht me Perezin për Paul Pogban”

Zidane e do vetëm Pogban në Madrid dhe për shkak të spekulimeve të shumta se mesfushori francez mund të shkojë në Juventus, Zizu është takuar urgjentisht me Florentino Perez.

Sipas Josep Pedrerol të “JUGONES”, Zinedine Zidane është takuar me Florentino Perez dhe Jose Luis Sanchez, për të diskutuar për transferimin e Paul Pogba nga Manchester United.

“Zidane i ka kërkuar Perezit që të nënshkruajnë me Pogban. Zidane e sheh Pogban si futbollist shumë të rëndësishëm për projektin e ri”, tha Pedrerol, duke treguar se për të bindur Unitedin, Reali po mendon të ofrojë lojtarë që Zizu nuk i do në “Santiago Bernabeu”.