Juventus luan sonte për vendin e katërt

Zonja e vjetër do të jetë nikoqire për duelin që pritet të vendosë fatin e këtyre dy ekipeve që kanë pikë të njëjta në tabelën e Seria A.

Formacionet zyrtare të dyja ekipeve janë publikuar dhe shihet se Napoli do të startojë me Amir Rrahmani dhe Elseid Hysaj, ndërsa për Juventus nuk do të luajë Bonnuci, transmeton Klan Kosova.

Për Juventus do të startojnë këta lojtarë:

Buffon

Alex Sandro

Chiellini

De Ligt

Danilo

Chiesa

Rabiot

Bentacur

Cuadrado

Morata

Ronaldo

Ndërsa formacioni i Napolit është ky:

Meret

Di Lorenzo

Rrahmani

Koulibaly

Hysaj

Ruiz

Demme

Lozano

Zielinski

Insigne

Mertens

Herën e fundit që janë takuar këto dy ekipe në kuadër të Seria A, Napoli ka dal fitimtar me rezultat minimal 1 me 0.