Ka vite që kanë ndarë rrugët në biznes, por Robert Berisha bën këtë veprim për Sinan Vllasaliun!

Ndonëse kanë punuar bashkë për një kohë të gjatë, por tash e disa vite Robert Berisha dhe Sinan Vllasaliu kanë ndarë rrugët.

Ishte Roberti ai që u ‘nda’ nga Sinani për shkak të pagesës së ulët që merrte, ku këtë gjë e ka pohuar dhe ai vet.


“Përveç që nuk kam qenë i kënaqur me pagesë, kurgjo tjetër mes nesh nuk ka pasur, e aq më tepër fjalë të rënda nga unë kundrejt tij”, u shpreh kohë më parë Roberti.

Duket se dyshja pavarësisht sen nuk bëjnë muzikë më bashkë, raportet i kanë të mira mes vete.

Është Roberti ai që ka publikuar një fotografi nga e kaluara ku shihet bashkë me Sinanin, duke iu përgjigjur kësbtu sfidës “10 years challenge”./GazetaBlic