Kabul, Afganistan: Shpërthim afër një shkolle – mbesin të vdekur 25 persona

Një shpërthim ka ndodhur afër një shkolle të mesme në Kabul të Afganistanit, prej të cilit kanë mbetur të vdekur të paktën 25 persona si dhe ka disa të tjerë që janë të lënduar, kanë deklaruar autoritetet e atjeshme.

Shpërthimi ka ndodhur derisa studentët ishin duke e lënë shkollën të shtunën, në disa fotografi të publikuara në rrjete sociale thuhet se para rrugës së shkollës kishe në tokë të çanta të ndryshme.

Një zëdhënëse e Ministrisë së Edukimit në Afganistan ka deklaruar se shumica e të lënduarve janë vajza.

Deri tani askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.