Kadri Veseli merr këtë vendim për Abelard Tahirin

Kreu i PDK-së Kadri Veseli, ka refuzuar të pranojë dorëheqjen e Abelard Tahiri, nga funksioni i ministrit të Drejtësisë.

Sipas Veselit, Tahiri do të vazhdojë punën e tij si shef i dikasterit të Drejtësisë, për t’i përfunduar reformat e nisura brenda sistemit të drejtësisë.

“Unë e kam takuar, kemi bashkëbiseduar. Abelard Tahiri ka përgjegjësi dhe nuk do ta pranojmë dorëheqjen. Ai do të vazhdojë reformat në sistemin e drejtësisë deri në vitin 2020”, tha Veseli, në Zona B të Klan Kosova.

Veseli, i cili ndodhej në Britani në kohën kur mediat raportuan për kërkesën e Tahirit për dorëheqje, thotë të ketë pranuar një telefonat nga ky i fundit lidhur me këtë vendim, për çka pohon të ketë anuluar pjesën tjetër të axhendës.

“Po, është e vërtetë se me ka kontaktuar z. Tahiri dhe i kam kërkuar të pres”, tha ai, duke shtuar se vizita në Ujman, së bashku me Presidentin Hashim Thaçi, nuk ka qenë arsya e kërkim dorëheqjes, “Abelard Tahiri ka pasur një shqetësim, i cili ka ndodhur brenda sistemit të drejtësisë. Më së paku ka të bëjë me Ujmanin.”