Kadri Veseli po shqyrton largimin e ministrave të partisë së tij nga qeveria

Ramush Haradinaj duket më i vendosur se kurr për t’i qëndruar deri në fund vendimit të qeverisë së tij për vendosjen e taksës ndaj Serbisë.

Presioni amerikan për të hequr taksën ka krijuar thyerje të mëdha në koalicionin qeverisës ku kryetari i PDK-së ka dalur hapur kundër vendosmërisë së kryeministrit Haradinaj, duke bërë thirrje për pezullimin e taksës për 120 ditë, shkruan gazeta online veriu.info

Por këmbëngulja e Ramush Haradinajt ka bërë që Kadri Veseli të mendojë hapa konkret. Sipas burimeve të gazetës online veriu.info Kadri Veseli po shqyrton mundësinë e tërheqjes së ministrave të partisë së tij nga qeveria.

Por a do të ndodh një gjë e tillë mbetet të shihet pas takimit të sotëm që është paralajmëruar të mbahet mes Ramush Haradinajt, Kadri Veselit dhe Fatmir Limajt./Veriu.info/