Kadri Veseli sërish në Spitalin e Mitrovicës, përcillet me thirrje “UÇK-UÇK”

Ish-kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, ka vizituar edhe sot babain e tij në Spitalin e Mitrovicës.

Ai është parë teksa del nga objekti i Spitalit nën përcjellje të rreptë të EULEX, shkruan “Jepi zë”.

Duke dalur nga Spitali, Veseli u përcoll me thirrje “UÇK-UÇK, Kadria-Kadria”.

Ndërkohë, mësohet se ish-kryeparlamentari do të largohet sot nga Kosova për në Hagë.

Ai ishte liruar me kusht për ta vizituar babain e shtrirë në Spital.

May be an image of një ose më shumë njerëz, people standing dhe ambiente të jashtme

May be an image of një ose më shumë njerëz