Gazetari Vehbi Kajtazi bën thirrje që rastin e dallavereve me vota në Mitrovicë ta trajtojë Prokuroria Speciale.
Përmes një reagimi, Kajtazi thotë se rasti nuk mund të trajtohet nga Prokuroria e Mitrovicës pasi ka konflikt interesi.
Kësisoj, ai kërkon që ushtruesi i detyres së kryeprokurorit të shtetit Besim Kelmendi duhet që rastin e vjedhjes masive të votave ta transferojë në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës.
“Me 3 nentor kam paralajmeru vjedhjen e votave ne Mitrovice nga regjimi i Kurtit. Isha i bindur per kete sepse bazohesha ne vjedhjet e tyre, ne vjedhjen e miellit ne magjen e popullit. Vjedhja e votave po konfirmohet nepermjet fletevotimeve qe po zbulohen gjate rinumrimit. Megjithate, ky krim elektoral nuk mund te trajtohet nga Prokuroria e Mitrovices sepse ekziston konflikt interesi.
Kryeprokurori e ka gruan ne listen e PDK-se per Kuvendin Komunal, ndersa prokurori i rastit e ka motren ne listen e vetevendosjes per Kuvend Komunal. Prandaj, kjo prokurori ka konflikt interesi dhe per kete arsye ushtruesi i detyres se kryeprokurorit te shtetit Besim Kelmendi duhet qe rastin e vjedhjes masive te votave ta transferoje ne Prokurorine Speciale te Republikes se Kosoves. Kesisoj i iket konfliktit te interesit dhe mund te vertetohet perfshirja e Martin Berishajt ne kete kriminalitet”, thotë Kajtazi.













