Kalalonja pritet të shpallë pavarësinë, policia e armatosur rrethon Parlamentin

Udhëheqësi katalanas, Carles Puigdemont, po përballet me presion maksimal nga Spanja për të hequr dorë nga një fjalimi historik në parlamentin e rajonit të shumë përfolur.

Ka spekulime se ai mund të shpallë zyrtarisht pavarësinë e Katalonjës, pas një referendumi të dhunshëm që la qindra të plagosur.

Por policia duket se ka rrethuar ndërtesën me dhjetëra forca të armatosura, ndërkohë që seanca pritet të fillojë së shpejti.

Kryetari i Bashkisë së Barcelonës i ka bërë thirrje zotit Puigdemont dhe kryeministrit spanjoll Mariano Rajoy që të “shkurajojnë” krizën.

Në orët e hershme të mëngjesit të së martës, policia katalanase mbylli Parkun ‘Ciutadella’ në Barcelonë dhe vendosi disa kamionë policorë pranë hyrjeve përfshirë këtu edhe hyrjen e parlamentin.

Autoritetet thanë se masat u vendosën “për arsye sigurie” pas demonstratave masive të dielën kundër planeve të qeverisë së Katalonjës për t’u shkëputur nga Spanja.