Kamenica siguron diçka të rëndësishme

Pas Prishtinës, edhe Kamenica  ka vendosur të jap shujta ditore për nxënësit e shkollave fillore në këtë komunë.

Kryetari i Komunës Qëndron Kastrati ka njoftuar sot, se këto shujta do të jenë lehtësim i vogël, por shumë i rëndësishëm për prindërit si dhe një hap drejt barazisë ekonomike e sociale tek fëmijët.

“Jam shumë i lumtur që sot u finalizua marrëveshja për furnizimin dhe shpërndarjen e shujtave për nxënësit e Komunës së Kamenicës. Këto shujta do të jenë lehtësim i vogël, por shumë i rëndësishëm për prindërit si dhe një hap drejt barazisë ekonomike e sociale tek fëmijët.

Ne do të angazhohemi përherë që të mundësojmë një fëmijëri sa më të mirë për qytetarët më të veçantë të komunës sonë!